RTV Ora - Meta dëshmon para komisionit hetimor: Më 8 qershor kishte plan të digjej Kuvendi
  • 5 years ago
#rtvora

Për herë të parë presidenti Ilir Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të çdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Para komisionit hetimor kreu i shtetit argumentoi pse anulloi datën 30 qershor si datë të zgjedhjeve vendore.

Kreu i shtetit deklaroi se mbrojti të drejtën për zgjedhje duke sjellë si shembull rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë. Shmangu një proces jodemokratik të votimit me një kandidat si dhe ruajti sigurinë e vendit pasi kishte marrë informacion për destabilizim.

Para komisionit hetimor, Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përveç akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti ilir Meta, e përshkoi në këmbë rrugën nga zyra e tij drejt Kryesisë së Kuvendit, duke u paraqitur sot (9 shtator 2019) në 09 e 55 minuta para komisionit hetimor, i ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e tij. Para kamerave u shfaq i qetë, qetësi që e karakterizoi për 120 minuta gjatë seancës degjimore të tij paraligjvënësve socialsit dhe të opozitës së re.

Shmanga destabilitetin

Ilir Meta: "Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, nga institucionet më të larta qoftë dhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë në datën 7 qershor, një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin e tij, ose paralajmërimin e tij për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion - i cili natyrisht ishte sekret dhe i kualifikuar, nëse komisionin dëshiron të njihet sigurisht mund të ndodhë - i cili bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e caktuar nga opozita më 8 qershor, përvec akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-me-prova-ne-kuvend-presidenti-neser-ne-oren-0959-ne-kembe-drejt-komisionit-hetimor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended