RTV Ora - Presidenti Meta zbulon informacionin sekret: Më 8 qershor do digjej Kuvendi
  • 5 years ago
#rtvora
Ora 10: 28 Kreu i shtetit deklaron se me 7 qershor kishte marre informacion se persona te caktuar kishin planifikuar që me 8 qershor te digjinin Kuvendin. Kjo ishte nje nga arsyet pse shfuqizoi dekretin e 30 qershorit.

Ilir Meta: "Në datën 7 qershor një ditë para se të bënte publike paralajmërimin e tij për shfuqizimin e datës ka marrë një informacion që është sekret dhe i kualifikuar, që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Informacioni eshte sekret dhe i kualifikuar.

LIVE/ Presidenti Ilir Meta para komisionit hetimor: Mbrojta të drejtën për zgjedhje

Kreu i shtetit Ilir Meta vijon dëshminë para komisionit hetimor. Presidenti argumenti pse vendosi të shfuqizojë datën 30 qershor.

Ora 10: 21 Ilir Meta: "Presidenti duke nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe shmangu një proces jo demokratik të votimit me një kandidat.

Kuvendi bëri gjykimin para se të nisë hetimi

Ora 10: 13 Presidenti Meta tregon pse vendosi te paraqitet ne komison: Kam bindjen e plotë se çdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj instituciuoneve por edhe sepse jam i bindur se pavarësisht se kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë komisioni

Ora 10: 06 Nis seanca e komisionit Hetimor.


Ora 09:48- Më se i përpiktë në orar. Në orën 09:48, Presidenti Ilir Meta doli nga Presidenca së bashku me zëdhënësin Tedi Blushi dhe këshilltarin e tij Bahri Shaqiri.

Pavarësisht interesit të medias, ai nuk pereferoi të bëjë komente, ndërsa e përshkoi rrugën me këmbë deri te Kryesia e Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

RTV Ora do ta percjelle LIVE të gjithë seancën

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-me-prova-ne-kuvend-presidenti-neser-ne-oren-0959-ne-kembe-drejt-komisionit-hetimor

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended