RTV Ora - Nisma për shkarkimin, Meta-Manjës: Procesi nga Kuvendi i rremë dhe i verbër
  • 5 years ago
#rtvora

Presidenti, Ilir Meta, e quan sulm politik ndaj tij vendimin e mazhorancës për të ngritur komision hetimor për shkarkimin e tij pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas vënies në dijeni nga ana e Komisionit të Ligjeve, Presidenti nuk ka preferuar të dëgjohet në një seancë në Komision të Ligjeve, por i është drejtuar me një letër kryetarit Ulsi Manja ku i shpjegon se vendimi i tij është bazuar në Kushtetutë dhe në respektim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut .

?Referuar këtyre fakte, Presidenti i Republikës vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale që kërkon të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetuese, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht.?

Kreu i Shtetit paralajmëron kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, se veprimi i mazhorancës do të shkatërrojë çdo mundësi që ekziston për zgjidhjen e e kësaj krize.

?Ky proces i rremë dhe verbërisht politik nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizes së thellë në të cilen ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë mes palëve dhe për të asgjesuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit".

Në fund të shkresës drejtuar Komisionit të Ligjeve, Presidenca ka bashkangjitur edhe njëherë arsyet e dekretit të Kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në kalendarin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve është njoftuar se të hënën do të ketë debat nga deputetët për kërkesën e 55 deputetëve socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

http://www.oranews.tv/article/nisma-shkarkimin-meta-manje-procesi-nga-kuvendi-i-rreme-dhe-i-verber
Për më shumë lexoni në:

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended