Fino debat me Avokatin e Shtetit për pallatin e Bashës/ I kthehet edhe Ulsi Manjës
  • 5 years ago
Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Metani iu drejtua Finos duke e quajtur ?zoti deputet?.

Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë.

Artur Metani: Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundi

Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë

Ulsi Manja: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë.

Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje.