Ora News – Debate në Komisionin e Ligjeve, Halimi-Manjës: Ke sulmuar Prokurorinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eduard Halimi dhe Ulsi Manja janë përplasur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku ishin parashikuar diskutimi i projektbuxhetit për disa institucione të drejtësisë.Shkak u bënë qëndrimet e deputetit demokrat, mbi përfshirjen e qeverisë në trafikun e drogës. Por pas momenteve të tensionit, të majtë e të djathtë vijuan mbledhjen ku u dëgjuan pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKPKI-së, Gjykatës Kushtetuese, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë kërkuar shtim të buxhetit.

Diskutimi i buxhetit për institucionet e drejtesisë në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat politike ku në qendër ishte trafiku i drogës.

Fillimisht ka qenë deputeti i PD-së, Eduard Halimi, që i ka kërkuar kryetarit të Komisionit, Ulsi Manja, të mos bëjë kamikazin e kryeministrit Rama.

Dhe se bëri gabim që sulmoi një ditë më parë Prokurorinë, duke i rikujtuar se përpara se të jetë politikan, të dy kishin qenë profesionistë të ligjit.

Halimi: Ti nuk duhet ta bësh më.

Manja: Nuk të marr leje ty se çfarë bëj.

Halimi: Të them unë pse nuk duhet ta bësh.

Manja: Nuk më mëson dot ti mua se çfarë bëj.

Halimi: Më dëgjo njëherë pastaj fol ti.

Manja: Nuk kam nevojë të dëgjoj.

Halimi: E para njëherë se je kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debate-ne-komisionin-e-ligjeve-halimi-manjes-ke-sulmuar-prokurorine