PS kërkon zyrtarisht shkarkimin e Presidentit Ilir Meta - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste pas mbledhjes së firmave ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.Në një dalje për mediat, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se vendimi erdhi pas dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.Sipas Ballës, presidenti Meta ka cënuar hapur Kushtetutën dhe të drejtën e sovranit për të ushtruar të drejtën e votës.?Në lidhje me shkeljet e kushtetutës, dekreti për anulimin e zgjedhjeve vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një republike parlamentare të funksioneve të presidentit të parashikuara nga kushtetuta. Së pari është cënuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Kushtetuta parashikon se sovraniteti i përket popullit. Me dekretin e anulimit të zgjedhjeve, Presidenti i ka hequr sovranit të drejtën për të qenë i tillë. Ushtrimi i kompetencave sovrane materializohet dhe merr kuptim vetëm në ushtrimin e të drejtës së zgjedhjeve vendore, parlamentare apo edhe të ushtrimit të të drejtës për referendum. Këto janë tre momente kur sovrani sillet si i tillë. Anulimi i datës 30 qershor dhe më e rëndë akoma, mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë. Anulimi dhe mos caktimi i një date të re është një hap zhbën autoritetin sovran. Nëpërmjet një akti administrativ i heq atij të drejtën për të qenë i tillë. Akti merr atribute sovranit, duke e barazuar presidentin me sovranin.?
Recommended