Ilir Meta kërkon mbështetje nga OKB - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 16 vitesh Ilir Meta rikthehet ne asamblenë e përgjithshme te Kombeve te Bashkuara për t?iu drejtuar me fjalën e tij liderëve botëror. Këtë here, ndryshe nga viti 2002 kur fliste ne cilësinë e zv.kryeministrit, Ilir Meta i adresohet botes ne cilësinë e presidentit te republikës. Ne fjalën e tij, kreu i shtetit riperseriti ambicien e Shqipërisë për te qene vend anëtar jo-permanent ne Këshillin e Sigurimit.?Shqipëria, si vend me kontribute të vlefshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes, qëndrueshmërisë, përparimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave universale të njeriut dhe duke besuar fort në multilateralizmin, synon të zgjidhet e të jetë një anëtare jo e përhershme i Këshillit të Sigurimit për mandatin gjatë viteve 2022-2023. Për të arritur këtë qëllim, ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive në parandalimin e konflikteve dhe në operacione të ndryshme paqësore, si në kuadër të OKB-së, ashtu dhe në organizata të tjera të sigurisë rajonale, në zbatimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të kontribuojmë në respektimin universal të të drejtave të njeriut. Shqipëria është e angazhuar për të mbrojtur dhe promovuar të gjitha të drejtat e njeriut si dhe mbështet integrimin e dimensionit të të drejtave të njeriut në axhendën e Kombeve të Bashkuara?.Presidenti Meta u ndal edhe tek Referendumi ne Maqedoni.?Ne konsiderojmë se Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur kohët e fundit, ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike. U kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, duke përfshirë edhe udhëheqësit vendorë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për të siguruar e arritur suksesin e referendumit të 30-të shtatorit, duke përkrahur votimin pro kësaj Marrëveshjeje. Politika e dyerve të hapura të NATO-s e shtrirë drejt Ballkanit Perëndimor mbetet e rëndësishme dhe jetike për të ankoruar rajonin nën çadrën e vet të sigurisë si dhe për autorësinë e përgjegjshme vendore. Në këtë kontekst, unë i mirëpres fuqimisht mesazhet e fundit që partnerët tanë strategjikë i dërguan qytetarëve maqedonas. Këto mesazhe i bëjnë jehonë vendosmërisë së tyre në mbështetje të investimeve të mëdha të bëra për krijimin e stabilitetit dhe sigurisë në dy dekadat e fundit në Ballkan?.E ne fund Meta komentoi dialogun Kosove-Serbi, duke nënvizuar se ky proces ka hyrë në fazën e tij me te rëndësishme, duke shtuar se marrëveshja duhet të shënojë një ndarje nga historia dhe e kaluara, si dhe të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve.
Recommended