Ora News - Teatri kthehet në Kuvend, të hënën diskutohet dekreti i presidentit Meta
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për Teatrin e ri kombëtar do të rikthehet sërish të hënën në parlament. Në programin tre javor të punimeve, parashikohet diskutimi i dekretit të presidentit Meta, i cili kërkon rishikimin e ligjit që hap negociatat për shembjen e Teatrit.

Ditën e hënë, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sesionin e dytë të punimeve, ku parashikohet shqyrtimi i 33 projektligjeve në tre javët e para.

Në draftet e parashikuar për tu diskutuar nga Komisionet Parlamentare janë dhe dy dekretet e presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar rishikimin e ligjit për dhënien me koncension të ndërtimit të Teatrit Kombëtar por dhe projektligji për tatimin mbi të ardhurat.
Në fund të muajit korrik, Kreu i Shtetit i kërkoi Kuvendit të ndryshojë ligjin për Teatrin, duke argumentuar se është në shkelje të Kushtetutës, shkel barazinë dhe autonominë e pushteteve.

Në projektligj parashikohet dhënia e së drejtës Bashkisë së Tiranës për të ngritur grupin e negociatorëve për miratimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar. Vendimi u pasua dhe me protesta para godinës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-sesioni-iii-i-legjislatures-ix-kuvendi-nis-ne-3-shtator
Recommended