RTV Ora - Meta nuk shkarkohet, PS rezolutë në Kuvend: Dekreti për zgjedhjet është nul

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Socialiste nuk ka votuar nismën për shkarkimin e presidentit, duke marrë 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime në nismën për mocion ndaj kreut të shtetit. Ndër votat pro mbi 20 janë të opozitës së re parlamentare.

Lefter Maliqi, Klajd Qama, Eugen Bojaxhiu, Artur Roshi, Enver Roshi, Elda Hoti dhe Fatjona Dhimitri votuan kundër.

Seanca e debatit për dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve me 30 Qershor nisi me replika mes mazhorancës dhe opozitës së re por pa praninë e kreut të qeverisë. Por ashtu siç kishte paralajmëruar më herët Edi Rama mbërriti në orën 12 në seancë dhe u prit me ironi nga deputetët e opozitës.

Edi Rama në fjalën e tij shprehu keqardhjen për veprimin e Kreut të Shtetit dhe shpjegoi për publikun se partia e tij ka ndërmarrë një rezolutë kundër Ilir Metës duke e konsideruar vendimin për zhdekretimin e datës së zgjedhjes si antikushtetues.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/betohet-ne-kuvend-deputeti-me-i-ri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended