Meta letër OSBE/ODHIR: Zgjedhjet pa dekret janë nul - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë përmes një letre ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE/ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.Kreu i shtetit në letrën e tij dërguar zyrtarëve të OSBE-ODHIR thekson se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.?Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor . Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri?,- shkruhet ndër të tjera në letër.Letra i eshte derguar kryetarit te Radhës i OSBE-së njëherësh edhe Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Laj?ák, kryesueses së ODHIR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir.?
Recommended