Tërheqja e vëzhguesve të KiE/ Basha: Zgjedhjet janë nul - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Europës për të mos dërguar vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit.Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, lideri demokrat e cilësoi vendimin e KiE si politik që, sipas tij, konfirmoi qartë farsën e zgjedhjeve në Shqipëri.Basha theksoi më tej me bindje se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pavarësisht qëndrimi të qeverisë.?Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.?Duke I cilësuar zgjedhjet si një tentativë për grusht shteti, Basha theksoi se opozita nuk do e lejojë zhviullimin e tyre dhe se të gjithë qytetarët do të jenë në këmbë për të mbrojtur demokracinë në vend.?Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t?i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t?i dalim për zot Shqipërisë.?

Recommended