PD mbledh Kryesinë, Basha propozon kushtet për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryesia e Partisë Demokratike, këtë të enjte ka zhvilluar një mbledhje me Këshillit Kombëtar, ku janë zbuluar edhe propozimet e kreut Lulzim Basha lidhur me tre vendime të rëndësishme.Informacionet bëjnë me dije se pikat kryesore që janë diskutuar në mbledhje kanë për qëllim arritjen e garancisë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në lokalet e 30 qershorit.Më poshtë do të njiheni me tre propozimet që kryesia e PD-së vendosi t?i paraqesë Këshillit Kombëtar.?1.Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.2.Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.3.Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.?

Recommended