Top News - Zgjedhjet, PD bëhet gati/ Basha mbledh kryesinë e këshillin
  • 4 years ago
Në përgjithësi muaji gusht shënon fillimin e pushimeve për politikën shqiptare, por me zgjedhjet në horizont në Partinë Demokratike plazhet nuk janë më opsion i parë. Demokratët kanë filluar që në muajin e kaluar fazën e parë të përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet e përgjithshme, një proces që do të vazhdojë edhe gjatë muajit gusht, ku do të vijojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimi i programit qeverisës dhe përgatitja e strukturave të partisë për zgjedhjet.
Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha ditën e hënë do të mbledhë forumet më të larta vendimarrëse të Partisë Demokratike, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Nga mbledhja e këtyre forumeve pritet që demokratët të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021
Komisioni I Vlerësimit do të ketë 5 persona në përbërjen e tij. Ai do të kryesohet Genc Ruli, ndërsa një prej anëtarëve të tij do të jetë një tjetër personalitet me shumë eksperiencë I kësaj partie si Besnik Mustafaj.
Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile, medias si edhe përfaqësues të botës akademike.
PD thote se përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë do të bëhet sipas modelit të konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar demokratët shqiptarë, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU-në e Angela Merkel. Ky model u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve së bashku me ndryshimet statutore.
Nga procesi procesi i deritanishëm i propozimit të emrave nga baza e PD-së, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet. Nga propozimet e bazës krahas emrave të njohur aktivë në politikën e kësaj partie, bien në sy edhe figura politike me kontribut të hershëm në PD, por tanimë të distancuar si Jozefina Topalli, apo edhe emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zgjedhjet#PD#TopChannel
Recommended