Basha: PD me model britanik ne zgjedhjet per postet publike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, Lulzim Basha u ndal edhe tek përzgjedhja e kandidateve te kësaj force politike për postet publike, sidomos kandidatet për kryetar bashkie, këshillat bashkiak dhe atë për deputet. Kreu I selisë blu tha se kandidatet do të kalojnë në një process të fortë filtrimi. Në Partinë Demorkatike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t?i shërbyer njerëzve dhe vendit.Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t?i shërbyer interesit publik. Basha shtoi se praktika britanike që do të përdor PD-ja, do të punohet në bashkëpunim dhe me ndihmen e Partisë Konservatore në këtë vend. Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike,të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t?i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.

Recommended