Basha në Durrës: PD do të rrisë pagat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të premte një takimi me përfaqësues biznesesh në Durrës, deklaroi se me ardhjen në në pushtet të PD-së do të aplikohet taksa e sheshtë me 9 për qind.Basha tha se kjo qeveri është kriminale, pasi të kualifikuarit kanë ikur jashtë.? Inxhinierë, profesionitë, që sapo u jepet mundësia, largohen. Më thanë një gjë të tmerrshme dje pedagogë të mjekësisë, që vitin e dytë studentët mësojnë edhe gjermanisht, me idenë që për tre vite të jenë efiçentë në gjermanisht që sapo të mbarojnë shkollën, pastaj të nisen drejt Gjermanisë. Problemi ka marrë dimensione shumë të mëdha. Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes.?Kreu i demokratëve është shprehu se Vangjush Dako është shëmbëlltyra regjimit që sundon sot Shqipërinë. Sipas tij axhenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë.?Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë.?

Recommended