Basha heq dorë nga protestat: Zgjedhjet janë e vetmja rrugë, po bëjmë gati programin

  • 4 years ago
TIRANE-Kryetari i PD-së Lulzim Basha duket se ka hequr dorë përfundimisht nga protestat si mënyrë për t'iu imponuar qeverisë së drejtuar nga Edi Rama me forcë për ta larguar nga pushteti. Në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetarëve, lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike është në përfundim të programit ekonomik dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza.

"Duhet te jemi çdo dite afer qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre Ne deget e prekura nga termeti duhen ngritur menjehere grupe pune qe te identifikojne cdo familje te prekur nga tërmete. Keto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i eshte ofruar asnje ndihme, qe gjenden pa strehe ne prag te dimrit. Te evidentohen familjet qe nuk kane vleresim per banesat e tyre, apo kane vleresime kontradiktore, qe jetojne ne objekte te shpalluara te pabanueshme se nuk kane ku te strehohen.

Recommended