Kurti: Zgjedhjet jane e vetmja zgjidhje - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri në detyrë i Kosovës ka deklaruar se Kushtetuta dhe demokracia e vendit po kërcënohen nga një klub njerëzish që mohojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në një videomesazh, 3 muaj pas marrjes së pushtetit, Albin Kurti sqaron arsyet e vërteta të rrëzimit të qeverisë. ALBIN KURTI KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES(Shfrytëzuan pandeminë për të luftuar qeverinë dhe kryeministrin. Mundësi përfitimi, presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit. duan një marrëveshje të shpejtë për të copëtuar territorin, tani duan të shmangin zgjedhjet. ?.)Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi presidentin Hashim Thaci për standarte e shkelje të dyfishta ndërsa nënvizoi se zgjdhjet janë e vetmja rrugë për zgjidhje. Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të mirën e qytetarëve, në këtë kohë pandemie.
Recommended