PD: Ekonomia duhet të çlirohet. Do t’ia bëjmë sa më të thjeshtë biznesit me programin tonë
  • 4 years ago
?E bën krahasimin nga 2013 e këtej si ka qenë konsumi? Tregtari-Në rënie?.


Këtë shqetësim demokratja Jorida Tabaku e ka dëgjuar në të gjitha bisedat me përfaqësues të biznesit në zonën e tregu elektrik.

Tregtari: Situata është zero. Akoma më keq. Mendonim se vitin tjetër që shkoi se ishte i keq nuk e besonim. Këtë vit akoma më keq.

Jorida Tabaku- Ideja është që të fillojë dhe të çlirohet ekonomia, po mori frymën ekonomia do fillojë të shiten edhe produktet ushqimore, do ketë shitje edhe këtu.

Në analizën e Jorida Tabakut, rënia e konsumit të pazakontë këtë periudhë të vitit ka disa arsye.

?Taksa të larta, uzurpim i të gjitha hapësirave për biznesin e vogël, përqëndrim i ekonomisë në disa duar, rënia reale e pagave, ka sjellë këtë rënie të konsumit që është jashtëzakonisht larg asaj që trumbetohet nga propaganda e qeverisë?, tha ajo.

Por, cila është zgjidhja që ofrojnë demokratët? Partia Demokratike ka gati programin e asaj ekonomik, ku pika më e fortë do ë jetë politika e taksave.

?Për bizneset e vogla si këto që po takojmë këtu në tregun elektrik 1.5 përqind e xhiros dhe një pullë fiskale dhe njëkohësisht tavani për biznesin e vogël të shkojë në 14 milion lekë të reja, ndërkohe që për bizneset e mëdha 9 përqind tatim fitimi, 9 përqind tatimi për të ardhurat personale për punonjësit, 9 përqind sigurimet shoqërore. T?ia bëjmë bizesesit sa më të thjeshtë të operojë. Ekonomia po përjeton dimrin ekonomik?, thotë ajo.

10 grupe puna janë shpërndarë , jo vetëm në zonat e prekura nga tërmeti, por në mbarë vendin për të mbledhur shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit të madh dhe të vogël.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#JoridaTabaku#TopChannel
Recommended