Basha: Zgjedhjet pa standarde - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Partine Demokratike raporti përfundimtar i ODIHR i publikuar nje dite me pare është me kritiku qe Shqipëria ka marre ne dekadën e fundit. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se vëzhguesit e ODIHR konfirmuan se zgjedhjet lokale te 21 qershorit nuk ishin te sipas standardeve ndërkombëtare.?Togfjalëshi: ?zgjedhje të lira e të ndershme? është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo, sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve, duke shënuar kështu një rrëshqitje mbrapa të demokracisë shqiptare. Standarti më themelor i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është liria e votës. Dhunimi i lirisë së votës përbën shkelje të këtij standardi themelor dhe kriteri të Kartës së Kopenhages, dokument themelor i të drejtave të njeriut. Raporti konkludon se, pikërisht liria e votuesve për të hedhur votën e tyre, të lirë e pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua.?Sipas liderit te opozitës ne kete raport sillen prova për presion mbi zgjedhësit, e veçanërisht mbi punonjësit e administratës nëpërmjet kërcënimeve per largim nga puna, dhe sipas Bashes dokumenti provoi se me 21 qershor nuk pati garë dhe konkurrencë alternativash, por shteti u ndesh me qytetarët dhe me opozitën.?Në raport theksohet problematika e kandidaturave me të shkuar kriminale. Raporti nënvizon numrin e madh të ankesave për dhunë ndaj aktivistëve të opozitës dhe incidente të dhunshme, por nënvizon numrin e pakët të ankesave formale dhe thekson mungesën e besimit se policia e politizuar dhe institucionet të politizuara, do të jepnin zgjidhje efektive për këto shkelje të lirisë së fushatës. Dyshja Rama-Meta rekrutoi bandat e i vërsul me tërbim para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve, me mbështetjen dhe nën mbrojtjen e Policisë. Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit. Dyshja Rama-Meta që mbajti peng kartat e identitetit të votuesve. Dyshja Rama-Meta dha tendera miliarda lekësh për të blerë vota e dorovitur para për klientët përpara zgjedhjeve. Dyshja Rama-Meta që vuri çdo aset publik në dispozicion të kandidatëve të qeverisë, deri tek certifikatat e pronësisë e dha miliona euro për reklama.?Dhe per liderin e opozitës beteja e pare e me e rëndësishme eshte beteja per zgjedhje te lira.?Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, nuk ka zhvillim të vendit, vendi nuk do të mund të ecë përpara, ekonomia nuk do të mund të ringrihet.?

Recommended