Report Tv-Teatri Kombëtar, dekreti i Metës nesër në Kuvend, maxhoranca pritet ta rrëzojë
  • 5 years ago
Maxhoranca do të shqyrtojë enjten në Kuvend dekretin e Presidentit që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Këtë fakt e njoftoi sot Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi gjatë mbledhjes së këtij komisioni. Ai tha se është përfshirë në axhendën e Komisionit që shqyrtimi të bëhet ditën e enjte në orën 9:00 të mëngjesit, një orë para se të fillojë seanca plenare. Pritet që dekreti të rrëzohet dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë.

Ju bëj me dije se nesër (enjten) në orën 9 do të shqyrtojmë dekretin e presidentit për Teatri. Besoj se jemi dakord me axhendën.

Eduard Shalsi, kryetar i komisionit të Veprimtarive Prodhuese
Recommended