Report TV - Reflektim pas rezolutës? Meta: Dekreti i detyrueshëm të zbatohet!

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë institucioneve të zbatojnë dekretin për anulimin e zgjedhjeve. "Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, jo nga ky, por një legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon vetëm qytetarëve. Besoj se jam shumë i qartë. Data e re e zgjedhjeve? Sa më parë të jetë e mundur, po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi, dekreti është në fuqi i detyrueshëm për të gjithë, Presidenti mban shënim të gjitha institucionet që shkelin ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston, nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi bëj thirrje për të izoluar cdo të çmendur. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi vetëm ato sigurojnë celjen e shpejtë të negociatave. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të ecë, Presidenti ka detyrim të bëjë thirrje për reflektim, ata që e ecin në rrugën e paligjshëmrisë do të kenë të gjitha pasojat që provokojnë paqen sociale në vend" deklaroi ai.

Recommended