Report Tv-Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden

  • 6 years ago
Mungesa e dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të ri të Brendshëm nga Presidenti i Republikës, ka ngritur disa pikëpyetje mbi arsyet edhe pse Ilir Meta është brenda afatit të përcaktuar nga ligji, 7 ditë. I ftuar në studion e emisionit ?45 Minuta?, deputeti i PS, Alket Hyseni u shpreh se roli i Presidentit është honoforik.

Gjeneral Lleshi është një personalitet, që ka punuar pranë kryeministrit. Kam besim që kandidati për ministër i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për një ministër dhe jam i bindur që do të kryejë atë detyrë. Presidenti ka 7 ditë afat. Në krye të 7 ditëve është i detyruar të shprehet për dekretin. Brenda këtyre ditëve mund të bëjë verifikimet e nevojshme për kriteret formale.

Presidenti shqyrton dekretin nga pikëpamja honorifike. Nuk shikoj asnjë ngërç. Besoj që Meta do të sjellë dekretin ditën e shtunë në parlament. Besoj që Presidenti në përmbushje të afatit do e dekretojë emërimin e ministrit të ri dhe parlamenti në seancën e radhës do të emërojë ministrin e ri. Nëse nuk dekretohet? Ministri në detyrë Xhafaj do të vazhdojë. Por nuk mendoj se këshilltarët e presidentët do të çmenden, nuk mendoj se do i lerë presidenti që të çmenden. Nuk mendoj se Presidenti do të shkelte Kushtetutën. Po nëse do ta shkelte? Pasojat janë në Kushtetutë. Jam i bindur se Presidenti nuk do ta çojë veten të shkelë Kushtetutën.

Alket Hyseni

Recommended