Report Tv-Dekreti i Lleshit, ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje

  • 6 years ago
Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasak, nga Korça ka komentuar ngërçin qeveri-Presidencë të krijuar, pasi Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm duke sjellë më pas lëvizjen e kryeministrit për ta komanduar, ndërsa ia ka ridërguar dekretin kreut të shtetit.

Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë

Christine Vasak
Fjalën e fundit për këtë situatë do ta thoshte Gjykata Kushtetuese, por ky organ është jashtë funksionit. Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme, referuar marrëveshjes me Greqinë.

Recommended