Ora News - Meta s'e dekretoi, Rama i jep Sandër Lleshit kompetencat e ministrit të Brendshëm
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sandër Lleshi do të jetë zëvendësministër me kompetencat e Ministrit deri sa presidenti Ilir Meta të krijojë bindjen për ta dekretuar. Kjo zgjidhje e gjetur nga qeveria i është bërë e ditur grupit parlamentar socialist në mbeldhjen e grupit parlamentar. Ndërkaq parlamenti mblidhet të martën për të shkarkuar Fatmir Xhafën.

Një procedurë normale e zëvendësimit të një ministri është kthyer në një debat kushtetues në limitet e një situate politike të ndezur. Dorëheqja e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm u dekretua nga Presidenti Ilir Meta brenda 1 ore, por dekretimi i pasardhësit të tij Sandër Lleshi tashmë ka kaluar të gjitha afatet.

Pavarësisht qetësisë që kërkoi nga të tijtë, Kryeminstri në grupin parlamentar të mbledhur këtë të hënë, sipas burimeve, u tha deputetëve se Presidenti kishte shkelur Kushtetutën dhe se letra e ardhur nga Meta nuk kishte asnjë arsyetim për mungesën e dekretit të Sandër Lleshit.

Megjithatë si lëvizje të parë në lojën e shahut kryeministror, Sandër Lleshi do ta drejtojë ministrinë e Brendshme, jo si ministër, por si zëvendësministër me kompetencat e një ministri, si një procedurë që shmang nevojën për t?i marrë dekretin Presidentit dhe kjo do të ndodhë që nga e marta në orën 10:00 kur parlamenti të mblidhet për të shqyrtuar dekretin e shkarkimit të ish -ministrit Fatmir Xhafaj aty ku Rama me një status në tëitter, ka lajmëruar se kjo nuk mbaron me kaq.

Rama twitter: Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t'i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-mosdekretimi-eshte-shkelje-kushtetutese
Recommended