Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Rama emëron Gjeneral Sandër Lleshin
  • 5 years ago
TIRANE - Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i cili njofton se ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt, duke e falenderuar atë për kontributin në krye të dikasterit më të rëndësishëm të vendit.

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu edhe emrin e ministrit të ri të Brendshëm i cili vjen nga radhët e Forcave të Armatosura dhe mban gradën 'Gjeneral'. Pasardhësi i Fatmir Xhafajt do të jetë Gjeneral Sandër Lleshi, që aktualisht mban detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kryeministrit. Rama i inkurajon ministrin e ri për arritjen e rezultateve pozitive në krye të dikasterit, pasi sipas tij, "traseja" është e shtruar.

Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.

Edi Rama, kryeministër
Recommended