Ora News - Gjeneral Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjeneral Sandër LLeshi është emëruar për postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimin në twitter njoftoi dorëheqjen dhe emërimin në këtë dikaster të rëndësishëm

?Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,? shkruante Rama, në statusin e mëngjesit të sotëm.

Deri dje Lleshi mbante postin e këshilltarit të kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.

Kush është Gjeneral Sandër Lleshi

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake ?Skënderbej?.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake ?Skënderbej? dhe Akademinë Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C.

Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA. Deri dje mbante postin e Këshilltarit .
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjeneral-sander-lleshi-ministri-i-ri-i-brendshem
Recommended