Ora News - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektim në Elbasan: Nuk ka pasuri të sekuestruara
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme.

Në Elbasan do të inaugurohen ambientet e të miturve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Po ashtu, pritet që të zhvillohet një inspektim te salla operative në DVP.

Nga Elbasani, Lleshaj u shpreh se OFL tashmë është në hapat e parë dhe do të ketë përshkallëzim në të gjithë vendin.

Sipas Lleshaj, përsa i përket sekuestrimit të pasurive, nën dijeninë e tij nuk ka pasuri të sekuestruara në Elbasan.

Përsa i perket aseteve të sekuestruara ato do të vihen në sherbime publike, bën me dije ministri.

Sandër Lleshaj: Do të ketë përshkallëzim të operacioni të OFL-së në të gjithë vendin. Nuk është se ka objektiva selektivë, pasi personat që janë objekt i ligjit janë përcaktuar nga vetë ligji. Operacioni do të vazhdojë në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

Administrimi i pronave pritet t?i kalohet ministrisë së Brendshme, nga një ndryshimi ligjor dhe ligji parashikon që pasuritë që konfiskohen do të kalojnë në funksion publik, besoj se e kupton shkolla, qendra shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ministri-i-brendshem-sander-lleshaj-inspektim-ne-drejtorine-vendore-te-policise-se-elbasanit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended