Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e hodhi poshtë lajmin se studentët dhe pedagogët protestues po procedohen penalisht. Ai bëri të ditur se ditën e djeshme nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta. Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t?u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës.

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm
Më tej, Lleshaj deklaroi se ka filluar procedurat ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët sipas tij nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar lajmin.

Një ditë më parë, u raportua në media se policia kishte proceduar profesorin e njohur Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj, aktivistin Altin Goxhaj dhe 25 studentë të tjerë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave studentore.

Recommended