Ora News - Lleshaj: Çdo qytetari që nuk ka adresë të saktë nuk do t'i ofrohet asnjë shërbim

  • 5 years ago
#oranews
Katër muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se qytetarëve shqiptarë që nuk kanë një adresë të saktë nuk do t'u ofrohet asnjë shërbim.

Për të krijuar lehtësira në trasferimin e dosjeve, qeveria ka nisur përgatitjen e një drafti ligjor.

Lleshaj: Sot kemi një situatë paradoksale ku në dokumentet shumë zyrtarë ku kërkohet adresa, nuk vendoset adresa. Ne po punojmë për të bërë një inciativë ligjore që do të detyrojë të gjithë ata që ofrojnë shërbimin që të mos e ofrojnë shërbimin nëqoftëse qytetari nuk ka një adresë të vlefshme sipas regjistrit.

Në takimin ku ishin të pranishëm prefektët, përfaqësues të njësive vendore dhe zyrave të gjendjes civile, Lleshaj kërkoi angazhim maksimal për vendosjen e sistemit të adresave në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit.

Lleshaj: Me këtë hap besoj se do të bëjmë një shërbim të madh ndaj vendit tonë që do të ofrohet dalëngadalë drejt një standardi normal që e ndeshim në çdo vend tjetër. Nuk mund të ketë njeri që bën pasaportën e këtij vendi që mos të ketë detyrim për të pasur një rezidencë.Ne shkojmë miq diku jashtë dhe për një natë ai të kërkon rezidencë ku do të shkosh.

Lleshaj shtoi se vendosja e adresave dhe emërtimi i rrugëve do të shërbejë edhe funksionimit normal të sezonit turistik.

Ndonëse nuk u vendos një afat kohor, Lleshaj tha se ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt, duke hartuar dhe një grafik me hapa të ndërmjetëm.

Nëse nisma do të zbatohet para zgjedhjeve vendore ajo do të shoqërohet dhe me ndryshimin e vendit të votimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lleshaj-cdo-qytetari-qe-nuk-ka-adrese-te-sakte-nuk-do-ti-ofrohet-asnje-sherbim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended