Ora News - Lleshaj konfirmon largimin: Nuk do jem i përhershëm në qeveri, nuk do të jem më ministër

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Ministri Sandër Lleshaj ka konfirmuar largimin nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Këtë gjë ai e ka thënë gjatë një takimi në Vlorë ku ka prezantuar forcat e reja ?Shiponja?

Lleshaj tha se nuk posti nuk është i përhershëm dhe se është e sigurt që nuk do të jetë më ministër.

Lleshaj: Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post.

Lleshaj foli edhe për punën e OFL-së dhe goditjen e krimit në vend, si dhe kultivimin e kanabisit.

Lleshaj: OFL në Vlorë, janë me qindra prona, pasuri të krimit që tashmë janë sekuestruar dhe pritet për to vendimet gjyqësore, dhe më pas do të vihen në funksion të popullit. Është një histori suksesi e cila jep mesazhin e qartë të goditjes fatale ndaj krimit. Vlora nuk kryeson më listat e prodhimit dhe kultivimit të kanabisit. Kultivimi i kanabisit ka marr goditje të mëdha në të gjithë vendin, një prej tyre është edhe Vlora ku shihet fare qartë tek sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara.

Përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë. Qëllimi është luftës e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj. Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë. Kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës ti bashkohen radhëve të policisë

Më herët në aktivitetin e mbajtur në Vlorë Dr i përgjithshëm i policisë së shtetit, në prezantimin e strukturës së e re ?Shqiponja?, ishte i pranishëm edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lleshaj-konfirmuar-largimin-nuk-do-jem-i-perhershem-ne-qeveri-nuk-do-te-jem-me-minister/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended