Lleshaj: E sigurtë që nuk do të jem më ministër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri Sandër Lleshaj paralajmëroi largimin nga kabineti qeveritar.Nga Vlora, ku ishte i pranishëm në prezantimin e strukturës së re të forcave ?Shqiponja?, Lleshaj tha se ai nuk do të jetë i përhershëm në qeveri e së ishte e sigurtë që nuk do të ishte më Ministër.Ministri i Brendshëm shtoi gjithashtu se asnjë nuk është i përhershëm në një post, raporton Vizion Plus.Lleshaj komentoi më tej edhe punën e Operacionit Forca e Ligjit duke theksuar se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike .Sipas tij Vlora nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike dhe kjo gjë falë punës së policise së shtetit.Lleshaj tha mes të tjerash se sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qënë traditë e forte, në mënyrë të veçante në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.Për këtë arsye ai ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës ti bashkohen rradhëve të policisë./Pak ditë me parë, Lleshaj ishte hequr edhe nga pozicioni i drejtuesit politik të PS për qarkun e Lezhës, një lëvizje që u shoqërua edhe me zërat e shtuar në media edhe për largimin e tij nga Këshilli i Ministrave./ Vizion Plus

Recommended