Haradinaj: Kufijtë nuk preken, kjo teme as që nuk diskutohet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj nga Vlora, këmbënguljes së presidetit Thaçi në lidhje me korigjimin e kufijve.



?Sot ndoshta do të jem më i kujdesshëm me prononcimin tim. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufijtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve të lufterave. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme per mua. Kufijtë nuk do të preken, ato nuk lëvizen me fjalë. Sa i përket referendumit, fatmirësisht jetojmë në demokraci por ritheksoj se kufijtë janë vendosur me luftë.



Haradinaj shtoi se dialogu Kosove-Serbi qe vijon prej vitesh eshte proces I veshtire.



?Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë disa herë se është proces i vështirë. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika me Serbinë.?



Duke vijuar deklaratën e tij, Haradinaj tha nga ana tjeter se nëse duhen fakte konkrete atëherë ai u shpreh pro heqjes se doganës mes Shqipërisë dhe Kosovës duke nisur nga 1 janari I 2019.



Këto qëndrime Ramush Haradinaj i mbajti pas homazheve që kreu në varrin e Ismail Qemalit në Vlorë ku shoqërohej nga kryetari I bashkisë Dritan Leli dhe nga Ministri I Diasporës Pandeli Majko. Në 2012 ai kishte marrë titullin ?Qytetar Nderi? në Vlorë por cmimi në atë kohe në mungese të tij u tërhoq nga bashkëshortja.
Recommended