Ruçi: Nuk pendohem që e kam votuar Metën për president - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar edhe njëherë situatën e përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës.Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit ritheksoi se seancat për dekretet e ministrave janë zhvilluar kurdoherë pa debat.Më tej, Ruçi duke u ndalur tek çështja e presidentit Meta dhe përplasjet e këtij të fundit me kryeministrin Rama deklaroi se ai vetë nuk pendohet që e ka votuar në krye të shtetit.Ai tha se çështja e kthimit të ligjeve në Kuvend është një kompetencë e presidentit dhe se nuk përbën asnjë problem.Por krahas këtyre deklaratave, kryeparlamentari nuk i kurseu as thumbat në drejtim të kreut të shtetit sa i takon kthimit të ligjeve.Ruçi deklaroi se prej kohësh është në pritje që Meta të zbatojë Kushtetutën.Por krahas këtyre deklaratave, Ruçi komentoi edhe aksionin e opozitës. Ai u shpreh para gazetarëve se opozitarizmi më produktiv bëhet në Kuvend.Ruçi I kërkoi opozitës që luftën ta zhvillojë në Kuvend dhe jo jashtë ambienteve të tij.

Recommended