Haradinaj: Nuk flas me Thaçin, por nuk e kam personale - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri, Ramush Haradinaj në një intervistë për mediat konfirmoi se pas samitit të Berlinit ku u përjashtua teza e ndarjes së Kosovës, ai nuk ka më komunikim me presidentin Hashim Thaçi.Madje Hardinaj shtoi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka të njëjtin qëndrim me presidentin Thaçi përsa i përket kësaj teze.Duhet t?i afrojmë popujt tanë jo ti largojmë. Shume gabojnë qe me goditen. Nuk është faji im qe eshte ndalur ndarja e Kosovës. Rama mbështet Thaçin. Kanë mendje të njëjtë. Rama nuk ka dalë kundër ndarjes. Kam bërë përpjekje me ia shpjegu Ramës. Me Thaçin tashmë nuk komunikoj. Jam i ?i prishur? me Thaçin, por nuk e kam ?personale?.Kreu i qeverisë bëri të qartë se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka bërë pazar për heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.Gjermania ka thënë ?po? në mënyrën më burrnore. Nuk kanë bërë Pazar për taksë. Të nesërmen Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi. Takimi me Merkelin përbën ?moment të rëndësishëm për Kosovën?. Samiti i Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flas negativisht për të.Në fillim të muajit qershor Haradinaj do të takohet në Berlin me kancelaren Angela Merkel dhe në fokus të axhendës do të jetë heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.
Recommended