Ilir Meta: Nuk lejoj zgjedhje farsë që nxisin konflikt civil - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Republikës Ilir Meta ka shpjeguar këtë të hënë arsyet e shfuqizimit të dekretit të datës së zgjedhjeve vendore.Në një dalje të për mediat, Meta deklaroi se ai e mori vendimin për shkak të klimës së tensionuar politike.Duke u ndalur tek Kushtetuta e vendit, Meta tha se nëse nuk do të ketë një datë nga ana e Presidentit atëherë nuk do të ketë zgjedhje.Meta deklaroi se vetëm Presidenti është organi i vetëm që cakton zgjedhjet.Kreu I Shtetit theksoi se 30 qershori u caktua si datë në një klimë të qetë politike.Më tej duke u ndalur tek klima e tensionuar politike si dhe mungesa e gjykatave në vend, asaj Kushtetuese e të Lartë, Meta u bëri thirrje palëve politike që të gjejnë gjuhën e dialogut pasi në të kundërt vendi mund të shkojë drejt një rreziku social.Kreu I shtetit duke u ndalur tek argumentat e mësipërm, e cilësoi procesin zgjedhor të 30 qershorit si fiktiv dhe jodemokratik pasi siaps tij në shumëicën e bashkive mazhoranca kandidonte e vetme ndërsa e theksoi se Bindja Demokratike është regjistruar në shkelje me ligjin.Gjatë fjalës së mbajtur Meta akuzoi mazhorancën dhe opozitën se përmes qëndrimeve të mbajtura kanë nxitur provokime.Ai u kërkoi palëve që të lënë mënjanë qëndrimet e tyre dhe të caktojnë një datë tjetër për zgjedhjet. Sipas Metës anulimi zgjedhjeve ishte mjeti I vetëm I zgjidhjes emergjente te krizës.
Recommended