Ora News - Gjoka konfirmon krizën: Nëse nuk paguhen lojtarët, iki

  • 5 years ago
#oranews #ernestgjoka
Kamza vijon të zhgënjejë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit u mposhtën minimalisht 1-0 nga Partizani, duke thelluar akoma dhe më tepër krizën.

Në prononcimin për mediat pas takimit, trajneri i tyre, Ernest Gjoka pohoi se skuadra nuk është paguar, çka ka sjellë edhe rezultatet negative. Ndërkohë që shtoi se nëse situata mbetet e tillë do të jap dorëheqjen.

"Erdha për respektin tuaj, sepse unë kam shumë respekt për punën tuaj. Ju e dini si është situata. Unë them ashtu siç thoni ju kështu që për mua nuk ka më vlerë. Ta mbyllim intervistën këtu, ku shpresojmë që gjërat të zgjidhen për hirë të këtyre djemve, sepse mendoj se kanë eksperiencë dhe po të jenë më të qetë mendërisht mund të bëjnë mirë te Kamza. Them se mos të prisni se çfarë të them unë, ju e dini se kujt t'i bini. Kur nuk zgjidhen problemet mes drejtuesve të kësaj skuadre, atëherë çfarë mund të them unë? Absolutisht që do e shikoj pozicionin tim. Unë nuk mund të motivoj një grup djemsh që janë vetëm fizikisht në fushën e stërvitjes. Nëse ata nuk janë të qetë, për çfarë të jem unë? Çunat që luajtën sot dhanë maksimumin. Unë mund të them se nëse do të ishin titullarët do të ishte një ndeshje shumë më e fortë, por ndoshta do të ishim mposhtur më lehtë. Nuk e dimë këtë punë, por gjithsesi ato që luajtën dhanë gjithçka, duke bërë një ndeshje dinjitoze. Ne kemi një punë. Po mundohemi ta bëjmë punën tonë ashtu siç duhet. Në rast se vjen momenti që nuk shkon më, atëherë gjithsesi do të shikojë punën e vet.-tha mes të tjerash Gjoka.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjoka-konfirmon-krizen-nese-nuk-paguhen-lojtaret-iki

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended