"Nese per 21 dite nga lindja femija nuk qan, larg qofte nuk shpeton..."
  • 4 years ago
?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë të dy prindërve, të cilët po përballen me dhimbje dhe vështirësi pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre. Dorela Luka dhe Arjan Luka rrëfyen në studio se djali i tyre 3-vjeçar vuan nga Sindroma West.

Sipas tyre, lindja ka qenë e sforcuar dhe në momentin që djali erdhi në jetë nuk qau. Gjendja e fëmijës kishte qenë e vështirë dhe më pas ai ishte derguar ne Tiranë. Pas vizitës, mjeku ishte shprehur se nëse për 21 ditë, fëmija nuk qan, atëherë me shumë mundësi ai nuk mund të jetojë.

Por fatmirësisht fiks pas 21-ditësh djali qau. Pas disa muajsh shkuan për një vizitë tek një neuropediatre, e cila pasi bëri vizitën ju tha prindërve se fëmija vuante nga Sindroma West. Bëhet fjalë për një sindromë që ishte zhvulluar pasi fëmija kishte kaluar infeksion në tru. Aktualisht, Dorjani nuk lëviz ,s?ka instikte, nuk flet, shikon me vështireëi dhe nuk e mban dot trupin e tij.
Recommended