Rindërtimi i lagjes së re në Laç, Rama: Larg qoftë tërmet tjetër!Fola me Erdoganin,i lumtur me punën
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit,Rama ka dëgjuar detajet nga përfaqësuesit e kompanisë turke që i kanë garantuar se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter e përveç kësaj kërkon që kjo lagje të jetë më e fortë, më e mirë dhe më e bukur. Rama ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.
Recommended