Ora News - Fatmir Xhafaj hyn në ministrinë e Brendshme, hesht për dorëheqjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 11: 53 Fatmir Xhafaj është filmuar teksa hyn në ambientet e ministrisë së brendshme. Xhafaj shprehu dhe një herë falenderimet por nuk heshti dhe nuk tha asnjë fjalë për shkaqet e dorëheqjes së tij

Falenderoi dhe gazetarët.


Ora 09:58 Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit hyjnë në ministrinë e Brendshme

Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme.

Edhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ndodhet në Ministrinë e Brendshme.

Pak minuta më vonë është parë të hynte në ministrinë e Brendshme edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi dhe zv/ministrat e Brendshëm si dhe sekretari i Përgjithshëm.

Sot në mëngjes u mësua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fatmir Xhafaj jep papritur dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/drejtuesit-e-larte-te-policise-se-shtetit-hyjne-ne-ministrine-e-brendshme

Recommended