Report Tv-Rama komandon dhe dërgon Lleshin në Ministrinë e Brendshme, Xhafaj i dorëzon detyrën

  • 5 years ago
TIRANE-Sandër Lleshi është zyrtarisht ministër i komanduar i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme fillimisht ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ ministrit të Brendshëm, ndërsa më pas Rama e ka komanduar në drejtimin e këtij dikasteri në vendin e Fatmir Xhafajt.

Rama publikoi një foto me ministrin e ri të komanduar, ndërsa e ka shoqëruar me një status ?Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm?.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka preferuar që ta shoqërojë vetë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme në prezantimin me stafin. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Xhafaj që i ka dorëzuar detyrën. Ceremonia ka zgjatur rreth 25 minuta, më pas kryeministri dhe ish-ministri Xhafaj janë larguar, ndërsa nuk kanë preferuar që të bëjë asnjë koment.

Prezantimi është bërë me dyer të mbyllura, ndërsa pas largimit të shefit të qeverisë dhe Xhafës, ministri i ri i komanduar ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe katër zv/ ministrat e Brendshëm, Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.

Recommended