Kalimi i Agjencisë së Administrimit të pasurive të krimit në Ministrinë e Brendshme

  • 4 years ago
Në kuadër të ndryshimeve ligjore që po bëhen së fundmi me paketën ?Anti KÇK? janë bërë disa amendime edhe në ligjin ekzistues ?Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara?. Këtë të premte në Komisionin e Ekonomisë ka miratuar projektligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara që synon që Agjencia që i Administron nga Ministria e Financave të kalojë në vartësi të Ministrisë së Brendshme. Ky projektligj është dërguar në Kuvend dhe do të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar pasi duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament.