Ministria e Brendshme: Të ndëpritet tregtimi dhe të ndalohen kapsollat, kush kapet me to do ndalohet

  • 5 years ago
Ministria e Brendshme njoftoi sot se për lëndët plasëse dhe piroteknike do të vendoset një regjim i ri që ka për synim bllokimin e tyre, pasi janë të rrezikshme. Zv/ ministrja Kuko u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë.

Duke iu referuar rastit të plagosjes së polices Ina Nuka në protestën e banorëve të Unazës së Re, pasi një 18-vjeçar i hodhi një kapsollë (lexo ketu) zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko u shpreh se provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.Ministria e Brendshme publikoi disa raste të eksperimenteve të zhvilluara, në të cilat, shihen qartë rezultati shkatërruese që sjell përdorimi i mjeteve shpërthyese të sekuestruara në 22 nëntor 2018 në protestën e banorëve të Unazës së Re të mbështetur nga opozita para parlamentit. Zv/ ministrja Kuko lajmëroi se në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme.

Recommended