Report TV- Goditja e të ‘fortëve/ Ja kush janë të dënuarit dhe të paraburgosurit që do të izolohen

  • 6 years ago
Shqiptarja.com identifikon 20 kategoritë e të dënuarve dhe të paraburgosurve, të cilët do t?i nënshtrohen një tjetër izolimi të rreptë, sipas parashikimeve të draftit të qeverisë për ndryshimin e ligjit nr. 8328 për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve. Do t?u ndërpritet çdo kontakt me botën e jashtme të dënuarve dhe të paraburgosurve për krijimin, organizimin, drejtimin, pjesëmarrjen dhe financimi i bandës së armatosur. Kjo pikë çon në izolim për një periudhë të pacaktuar të disa prej krerëve të bandave më të rrezikshme në Shqipëri.

Gjithashtu, drafti parashikon izolimin e personave të dënuar dhe të paraburgosurve për krijimin, organizimin ose drejtimin e organizatave kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Objekt i nismës janë edhe të gjithë personat që kanë kryer vepra penale si pjesë të grupeve kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Edhe personat e dënuar, që janë në proces gjykimi apo hetimi në paraburgim për organizimin drejtimin e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së drogës do t?u nënshtrohen kufizimeve të ashpra.

Këtu përfshihen edhe personat e dënuar dhe të paraburgosurit për organizimin, drejtimin ose financimin e trafikut të narkotikëve. Drafti që pritet të miratohet nga parlamenti do të sjellë izolimin total të të gjithë dënuarve apo të paraburgosurve nën hetim apo gjykim për vepra me qëllime terroriste si dhe që kanë financuar terrorizimin. Këto dy vepra përfshijnë edhe prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse si dhe të 20 veprimtarive të tjera me qëllime terroriste. Personat që kanë krijuar apo kanë marrë pjesë në organizata terroriste, do të izolohen gjithashtu. Izolimit do t?i nënshtrohen edhe personat e dënuar apo që janë nën hetim për dhënie informacioni në favor të terrorizimit duke qenë në një funksion publik, personat që kanë rekrutuar të tjerë për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste etj.

Recommended