RTV Ora - Pyetja që mundon Anduel Xhindin: Kush e vrau dhe pse, të atin Fatmirin?
  • 5 years ago
#rtvora

10 vjet pas ngjarjes, vrasja e ish-deputetit socialisht Fatmir Xhindi mbetet pa autor. Gjatë një ceremonie të mbajtur në Roskovec në këtë përvjetor, përfaqësues të mazhorancës dhe familjarët shprehën besimin se drejtësia e re do të zbardhë këtë ngjarje. Taulant balla nga ana tjetër zbuloi dhe një nga amanetet politike të Fatmir Xhindit.

Në Roskovec, u përkujtua ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi i vrarë 10 vjet më parë në oborrin e banesës së tij, ngjarje që mbetet pa autor.

Ndaj djali që i ka zënë vendin në Kuvendin e Shqipërisë përsëriti thirrjen për zbardhjen e krimit.

Anduel Xhindi: U bënë 10 vjet që kur im atë është ndarë nga jeta dhe drejtësia edhe sot e kësaj dite nuk e ka thënë fjalën e saj. Ne si familjarë dhe gjithë zonën e Reskovecit e mundon akoma pyetja se kush e ka vrau Fatmirin dhe pse e vrau Fatmirin.U bëj thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje në këtë mënyrë që të gjithë ne të biem rehat por edhe shpirti i Fatmirit të prehet qetësisht. Patjetër që kanë qenë të vështirta këto 10 vjet pa babain tonë, pa kryefamiljarin, pa shokun dhe pa mikun Fatmirin.

Taulant Balla e cilësoi ngjarjen e 3 majit 2009 një sulm ndaj opozitës që ata përfaqësonin dhe nuk e fshehu zhgënjimin nga reagimi i institucioneve të kohës. Por socialistët presin që këtë ta bëjë drejtësia e re që po ndërtohet.

Taulant Balla: Kolegët kur kanë ardhur në Roskovec me 3 maj 2009, erdhëm me krahë të prerë sepse ishte larguar për arsye ende të panjohura një prej njerëzve më të rëndësishëm të grupit parlamentar.Jam krenar për djalin e Fatmirit, Anduelin. Ne nuk e kemi harruar detyrën. Një krim që goditi opozitën, por ne kurrësesi nuk ngritëm asnjëherë dorën dhe gishtin.

Në një kohë kur kriza politike është në pikën e vlimit, kreu i grupit të socialistëve zbuloi amanetin politik të Fatmir Xhindit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kujtohet-ish-deputeti-socialist-i-biri-perserit-apelin-zbardhjen-e-vrasjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended