Ora News - Katër ditë pas dorëheqjes, Fatmir Xhafaj shfaqet krah Erion Veliajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër ditë pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj shfaqet në skenën politike krah Erion Veliajt.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur Meta të dekretojë emrin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, me propozim të kryeministrit është parë në dëgjesën publike që është mbajtur me banorët e Njësisë nr 10 në Tiranë

Ai tha se Veliaj kërkon një mandat të dytë jo për të qëndruar në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara misionin e tij për transformimin e Tiranës.

?Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo. Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna?, deklaroi Xhafaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet.

Në dëgjesën me banorët e Njësinë 10, Veliaj listoi edhe një sërë investimesh të rëndësishme që kanë transformuar tërësisht zonën. ?Kemi ndërhyrë në dy blloqe: rehabilituam hapësirën publike te Rruga e Durrësit, zona rreth bustit të ?Adem Jasharit? dhe rikualifikuam zonës midis rrugëve ?Sami Frashëri? dhe Bulevardit ?Gjergj Fishta?, gjithë zonën mbrapa Shallvareve dhe tregut Çam. Kemi bërë asfaltimin e plotë të Rr. ?Mujo Ulqinaku? dhe Rr. ?Him Kolli?, vendosëm sinjalistikë horizontale e vertikale për gjithë lidhjet e Unazës së Vogël dhe Unazës së Mesme të Tiranës?, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se është vendosur sinjalistika e plotë në 30 rrugë të kësaj njësie dhe është bërë asfaltimi dhe sistemimi në 45 rrugë të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kater-dite-pas-doreheqjes-fatmir-xhafaj-shfaqet-krah-erion-veliajt

Recommended