Xhafaj në krah të Veliajt: “Jepini një mandat të dytë” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër ditë pas dhënies së dorëheqjes, ministri i Brendshëm në detyrë, Fatmir Xhafaj, është shfaqur në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku ka kërkuar mbështetje për një mandat të dytë.Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj!Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qëndrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna.Nga njësia 10 ku zhvilloi një dëgjesë me banorët për të diskutuar buxhetin e 2019, Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje maksimale për Këshillin Bashkiak.?Qemal Stafa? në kryeqytet, ku falë mbështetjes së qytetarëve investimi po përkthehet edhe në cilësi në arsim. ?Ky është realisht një nga ata shembuj që duhet ta përdorim për të thënë: Po, ky investim ka duk! Në qoftë se dikush mendon se vota nuk vlen, ja ku është rasti konkret që voton për të bërë një punë, e cila sjell këtë rezultat.Në dëgjesën me banorët, Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të nisë një projekt të veçantë për rehabilitimin e Parkut ?Rinia?.
Recommended