Mediat e huaja jehonë dorëheqjes së Xhafajt: Asnjë shpjegim për largimin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Prestigjozja amerikane New York Times boton një raportim të agjencisë Associated Press.

?Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen. Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive?.

?Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër. Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim?

"Dorëheqja e Xhafajt erdhi si një surprizë një javë pasi policia arrestoi 27 persona, mes tyre edhe dy ish-ligjvënës socialistë, por nuk arritën të kapnin një zot të drogës i cili ka shpëtuar arrestimin për dy vjet", shkruan Reuters.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/new-york-times-rama-nuk-ka-dhene-shpjegim-largimin-e-fatmir-xhafajt
Recommended