Report TV -Lobimi rus i PD/ Mediat e huaja jehonë thirrjes në Prokurori të Lulzim Bashës
  • 5 years ago
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë thirrjes nga ana e Prokurorisë, të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me dyshimet që janë ngritur mbi këtë të fundit prej drejtësisë amerikane, për pagesat e mbi 650 mijë dollarëve, të padeklaruara zyrtarisht nga ana e Bashës.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruan se ?Basha është thirrur të paraqitet të hënën e ardhshme si i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për t?i komunikuar akuzën".

"Lideri i opozitës së qendrës së djathtë në Shqipëri, Lulzim Basha është nën akuzë për shkak se dyshohet se nuk ka deklaruar pagesën prej 650 000 dollarësh në favor të një kompanie amerikane, ?Muzin Capitol Partners?, për lobim në administratën amerikane, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

"Këto janë dy pagesa që Muzin i ka deklaruar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, nga të cilat 500 000 dollarë nga Partia Demokratike e Bashës (PD) dhe 150 000 dollarë nga Biniatta Trade, një kompani me qendër në Edimburg, në pronësi të disa kompanive të tjera të kontrolluara nga shtetas rusë ose të lidhur në mënyrë indirekte me Rusinë, si dhe me qendër në Belize, parajsa fiskale e Amerikës Qendrore. Basha ka refuzuar gjithmonë pagesën në favor të Biniatta Trade, apo të çdo lloj financimi apo lidhjeje me Rusinë. Por, ai ka ofruar shpjegime kontradiktore për shifrën 500 000 euro. Sipas Bashës, kjo lëvizje vjen në mes të një krize të thellë politike. Qendra e djathtë ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke kërcënuar se nuk dotë lejojë zhvillimin e tyre?, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA./Përgatiti Ilir Çuçi
Recommended