Mediat e huaja jehone zgjedhjeve ne Shqiperi

  • 5 years ago
Tensionet politike dhe bojkoti i opozitës kanë ngjallur interesin e mediave ndërkombëtare për zgjedhjet lokale.

?Rëndësia e papritur e zgjedhjeve lokale në Shqipëri?, është titulli që ka përzgjedhur prestigjiozja New York Times për të përshkruar rëndësinë që kanë marrë këto zgjedhje me kushtet e krijuara.

?Zgjedhjet janë një provë e rëndësishme e demokracisë në vendin ish-komunist që pret të hapë negociatat e antarësimit në Bashkimin Europian?, komenton New York Times.

Ndërsa Washington Post shkruan se procesi po zhvillohet mes trazirave politike. "Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin, ndërsa Presidenti dashamirës ndaj opozitës e ka anuluar këtë proces, çka ka bërë që qeveria të mos njohë qëndrimin e tij", vijon më tej Washington Post.

"Lideri i opozitës - shkruan BBC - është nën presion ndërkombëtar për të frenuar militantët, pas paralajmërimeve për sulme ndaj qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve që të shmangin dhunën". Rrjeti britanik nënvizon se procesi po vëzhgohet nga misioni i OSBE-ODIHR. Interes, këto zgjedhje, kanë ngjallur edhe në mediat italiane por edhe ato greke.

Tv Klan

Recommended