Jehona në mediat e huaja: “Dhunë në protestë” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.Kështu shkruan ?Associated Press? teksa raporton për tubimin e kësaj të shtune para kryeministrisë.Lajmi është shpërndarë dhe në mediat e tjera ndërkombëtare si ?Fox News?, ?Reuters?, ?New York Times?, ?Abc News? etj ku thuhet se ?Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.Me tej theksohet se ?Opozita, deputetët e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojnë të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme?.Mediat citojnë edhe paralajmërimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për opozitën sa i takon përdorimit ose nxitjes së dhunës duke i kërkuar dhe uljen për bisedime. Sipas mediave tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjellës.
Recommended